- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 2
- 17
- 13
- 12
- 6
- 19
- 33
- 1
- 34
- 4
- 6
- 4
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 36
- 1
- 2
- 1
Shpella e Haxhi Aliut
Shpella e Haxhi Aliut
Shpella e Haxhi Aliut ndodhet ne gadishullin e Karaburunit. Ajo eshte 15 kilometra ne veri perendim te qytetit te Vlores dhe 8 kilometra ne Jug te ishullit te Sazanit.
Ajo ka qenë banesa më e sigurt e Haxhi Ali Ulqinakut e cila mban edhe sot emrin e tij. Është më e madhja shpellë e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ndodhet në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës.
Historia e Haxhi Aliut ne Karaburun
Sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane. Shpella iliriane e përdorur nga detari me famë, ulqinakasi, Haxhi Aliu, është një dëshmitare interesante e historisë. Duke u futur në brendësi të shfaqet një liqen në forme eliptike me aksin e madh të drejtuar nga hyrja. Salla ka një shtrirje në gjatësi prej 60 m e orientuar sipas VP-JL dhe një gjerësi nga baza (mbi nivelin e detit) rreth 40 m në pikën më të gjerë. Në tërësi shpella është e gjatë rreth 100 m.
Thellësia e liqenit të brendshëm arrin 10,4 m drejt anës VL të fundit të shpellës. Në paretet shkëmbore të sallës përballë hyrjes paraqiten stalaktite të pjerrta me origjinë të mundshme organogjene ose të perzier. Në hyrjen e saj janë gjetur fragmente amforash antike të shekujve të parë të epokës sonë.
Kjo shpellë vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e detarëve të huaj e shqiptare. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun.
Rreth viteve 1540-1545, është përdorur nga piratët frëngj për t’u mbrojtur siç thonë edhe toponimet afër shpellës. Shpella e Haxhi Aliut.
Te dhena shtese per Shpellen e Pirateve ne Vlore
Ajo është formuar në gëlqerorët e dolomitet nga gërryerja e tij dhe nga proceset kaustike të tretjes së shkëmbinjve nga ujrat e shiut. Ka formën e një tuneli me gjatësi 40 m në brëndësitë e sterës dhe me lartësi 20-25 m. Gjerësia e hyrjes është 10 m, ndërsa brënda në shpellë 16 m. Thellësitë në hyrje janë mbi 10 m Para hyrjes në sterë ka masive të mëdha shkëmbore, të rëna nga tavani i shpellës, të cilat mbyllin pjesën e sterës me atë të hyrjes. Për të hyrë mjete të vogla
detare, brënda në shpellë është hapur një kanal ndërmjet masivëve shkëmbore të rëna dhe faqes perëndimore të hyrjes në shpellë. Kanali ka përmasa: 6 m i gjatë, 4 m i gjerë dhe 1,5-2 m thellë aktualisht ky kanal nuk është i sigurtë pasi herë pas here zihet nga shkëmbinj. Emrin e ka marrë nga detari Haxhi Alia, që e ka shfrytëzuar si vend strehimi.