- 2
- 11
- 14
- 14
- 1
- 1
- 2
- 13
- 7
- 6
- 2
- 15
- 27
- 27
- 2
- 5
- 2
- 1
- 1
- 12
- 1
- 5
- 2
- 28
- 1
- 1
Gjiri i Shen Vasilit ndodhet ne pjesen Lindore te Gadishullit te Karaburunit. Ai ndodhet ne perendim dhe ne nje distante 10 kilometra nga Porti i Vlores.
Pikerisht në gjirin e vogël që formon Kepi i Shën-Vasilit ndodhet nje bankine. Përpendikular me vijën bregdetare, në drejtim lindje – perëndim është ndërtuar një mol betoni per ankorimin e anijeve. Përmasat e tij jane 66 m i gjatë, 5 m i gjerë dhe shfrytëzohet në të dyja anët e tij.
Në pjesen veriore të tij në cepin perëndimor, thellësia është 0.3 m. Në mes 3.5 m dhe në krye (në cepin lindor) 5.5 m. Nga ana jugore e tij, në cepin perëndimor, thellësia është 0.6 m. Në mes 3 m dhe në krye (në cepin lindor) 5.5 m. Moli ka nevojë për riparime.
Ne Gjirin e Shen Vasilit ndodhet nje restorant ku pushuesit mund te konsumojne ushqime dhe pije te ndryshme. Ne kete gji ka plazh ku ofrohen shezlone dhe cadra kundrejt pageses.
Gjiri i Shen Vasilit eshte nje nga destinacionet me te frekuenturara nga anijet dhe gomonet turistike per shkak edhe te restorantit dhe sherbimeve te tjera qe ofrohen ne kete destinacion.
Mbrojtja
Për vetë trajtën e vijes bregdetare, në këtë mol mund të qëndrohet mirë duke u mbrojtur nga deti që shkaktojnë erërat e kuadratit jugor. Në juglindje të kepit të Shën-Vasilit, 1.5 milje prej tij ndodhet kepi i Sevasinit. Feneri i Sevasinit (gjerësi 40° 22’.5 V dhe gjatësi 19° 24’.3 L) ngrihet në një vend të dukshëm mbi vijën bregdetare, 1.1 milje në veriperëndim të gjirit të Raguzës. Trajta e shenjës: kullë gri tetëfaqëshe
prej betoni, 6 m e lartë. Lartësia e dritës nga niveli i detit është 55 m dhe pashmëria 8 milje.
Rreth 2.9 milje në juglindje të kepit të Shën-Vasilit ndodhet kepi i Pyllit, ndërsa 3 kab, në jug të këtij të fundit ndodhet Kepi i Raguzës që është kepi më i dalë në këtë rajon. Ai del 2 kab drejt lindjes dhe ka një lartësi 72 m.