Termat dhe kushtet

Termat dhe kushtet e Perdorimit

Share:

Termat dhe kushtet e Perdorimit te Boatripalbania

Termat dhe kushtet e Perdorimit. Përdoruesi që e përdor ose viziton këtë faqe, pranon politikat e privatësisë të përcaktuara më poshtë. Perdorimi dhe qëndrimi në këtë faqe, nënkupton një pranim praktik të kushteve të përcaktuara si më poshtë vijon:

1- Politikat e Privatesise

Boatripalbania mbledh e përpunon të dhënat personale të Përdoruesve të saj. Në përmbushje të të drejtave e detyrimeve ligjore dhe kontraktuale. (Nëpërmjet plotësimit vullnetar) ose indirekte (nëpërmjet përdorimit të Cookies) dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008. “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, duke respektuar të drejtat e liritë themelore të njeriut,

. Dhe të ruajtjes së jetës private.

Boatripalbania siguron Përdoruesit se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen plotësisht ose pjesërisht. Kjo behet nëpërmjet mjeteve automatike, dhe mjeteve të tjera. Në mënyrë që të mbahen në një sistem arkivimi për të realizuar marrëdhëniet kontraktore. Duke përdorur faqen Përdoruesit japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të të dhënave të tyre. Dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

Dhenia e informacioneve

Përdoruesi i faqes duhet të përdorë informacionet dhe të dhënat në mënyrë të ligjshme. Dhe në përputhje me mirëbesimin dhe moralin. Përndryshe, ai merr përgjegjësinë për shpërblimin e çdo dëmi që Boatripalbania mund të vuajë. Nga përdorimi i paligjshëm ose i parregullt i faqes. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar. Përdoruesi është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara. Për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht. E në mënyrë të plotë është marre cdo hap i arsyeshëm për të fshirë të dhëna të pasakta të paplota,.

Boatripalbania garanton se ka marrë të gjitha masat e sigurisë. Ato teknike dhe organizative të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga shkatërrime, humbje ose përhapje të pautorizuar. Si dhe për rruajtjen e konfidencialitetit dhe besueshmërisë. Në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008. “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të transferohen te palët të treta, vetëm në raste kur është dhënë pëlqimi nga Përdoruesi. Ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas legjislacionit të Republikes së Shqiperisë.

Përdoruesit, të dhënat personale të të cilëve perpunohen, kanë të drejtë në bazë te Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 ”Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. I ndryshuar, të marrin konfirmim për ekzistencën ose jo të të dhënave personale në databazat e Boatripalbania. Të dinë përmbajtjen dhe burimin e tyre, të verifikojnë saktsine. Të kërkojnë informacion për qëllimin e përpunimit si dhe të kundershtojnë për aryse të ligjshme trajtimin e tyre. Në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008. “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, I ndryshuar.

Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe. Përdoruesi konfirmon se ka lexuar e pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Boatripalbania

2-Përdorimi

Kjo faqe interneti zotërohet dhe administrohet nga Hello Albania shpk, nipt L86412202Q.. Boatripalbania ofron një faqe interneti ekskluzivisht për blerjen dhe rezervimin e biletave për udhëtime. Guida turistike me varka ose/dhe mjete të tjera lundruese, në zotërim të palëve të treta. Duke rezervuar nëpërmjet faqes së internetit të Boatripalbania. Ju pranoni praktikat e përshkruara në Politikat e Privatësise dhe në Kushtet e Përdorimit. Kushtet rregullojnë te gjitha marrëdhëniet ndërmjet Boatripalbania. Dhe çdo Përdoruesi ose Klienti i cili kryen blerje nëpërmjet faqes në mënyrë elektronike.

Përdoruesi që e përdor ose e viziton këtë faqe interneti për arsye informimi. Ose blerje i pranon hapur Kushtet e Përdorimit të përcaktuara këtu e më poshtë. Këto Kushte përbëjnë detyrim ligjor për te gjitha blerjet nëpërjmet faqes së internetit Boatripalbania.com. Në rast shitje online ose nëpërmjet pikave fizike të përcaktuara të shitjes. Lundrimi dhe qëndrimi në këtë faqe, nënkupton një pranim të plotë të kushteve të përdorimit. Që vlen për te gjitha përmbajtjet në këtë faqe interneti. Përdoruesi duhet të lexojë me kujdes këto kushte para se të përdor ose vizitojë këtë faqe. Nëse Përdoruesi nuk bie dakord, atëhere duhet të ndalojë përdorimin ose vizitimin e faqes.

Përgjatë përdorimit, blerjes ose rezervimit të biletave në këtë faqe, ju garantoni që:

jeni një individ që keni mbushur 18 vjeç;
gëzoni autoritetin për të krijuar një marrëveshje me detyrim ligjor;
Te përdorni faqen në përputhje me kushtet e saj të përdorimit, për qëllime të ligjshme dhe në përputhje me ligjin;
kryeni transaksione vetëm për përdorimin apo argëtimin tuaj personal, ose, kur ofrohet si një dhuratë për dikë tjetër;
nuk do të përfshiheni në veprime ose mosveprime që mund të shkaktojnë dështimin ose keqfunksionimin e faqes. Që mund të ketë ndikim negativ ose mund të rrezikojë shërbimet që kjo faqe interneti u ofron Përdoruesve të saj.
jepni informacion terësisht të plotë, të vërtetë dhe të saktë.

Zoterimi

Boatripalbania nuk zotëron asnjë nga bizneset e shfaqura në faqen e saj. As ndonjë nga mjetet e përdorura për aktivitetet lundruese. Boatripalbania shfaq informacion në lidhje me aktivitetet e Shitësve dhe ofron një portal që shërben për rezervimin e biletave. Por këto veprime në asnjë mënyrë nuknenkuptojne sponsorizimin, miratimin, ose lidhje të caktuara përvecse ato kontraktuale midis Boatripalbania dhe Shitësve. Edhe pse Përdoruesit vetë mund t’u japin vlerësimit dhe komentet e tyre Shitësve. Boatripalbania nuk i miraton ose rekomandon produktet ose shërbimet Shitësve. Boatripalbania nuk mbështet asnjë përmbajtje, opinion, rekomandim, këshillim ose koment të postuar, upload-uar. Ose shfaqur në cfarëdo mënyre nga cdo Përdorues ose Shitës, dhe nuk mban përgjegjësi në lidhje me ato përmbajtje. Ju pranoni se Boatripalbania s’është përgjegjëse për saktësine e informacioneve që merr nga Shitësit e shfaq në faqen e saj.

Rezervimi

Kur rezervoni një biletë nga Shitësit nëpërmjet faqes Boatripalbania.com. Informacionet tuaja të pagesës do të mblidhen dhe do t’i trasmetohen palëve të treta ( psh. Bankave ose Shitësve) në përputhje me ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë. Me qëllim të vetëm kryerjen e transaksioneve dhe plotësimin e rezervimit. Në momentin e rezervimit me një nga Shitësit atëhere ju përvec kesaj. Marrëveshje, pranoni të rishikoni dhe të jeni objekt i kushteve e blerjes dhe përdorimit, politikës së privatësise. Si dhe cdo rregull ose politikë të tjetër që lidhet me faqen ose është pronë e Shitësit.

Ju kuptoni se këto palë të treta, dhe jo. Boatripalbania janë përgjegjëse për përpunimin e pagesës dhe përmbushjen e rezervimit tuaj. Boatripalbania në asnjë moment nuk do të pëngojë kryerjen e rezervimeve. Por gëzon të drejtën t’i ndërpresë këto rezervime në rast se. Blerësi ka vepruar në mënyrë të paligjshme, mashtruese ose kundër Kushteve të Përdorimit të Boatripalbania. Veprimet midis jush dhe Shitësve janë në rrezikun tuaj. Këto veprime mund t’ju lidhin me faqe të treta, të cilat Boatripalbania nuk i operon ose kontrollon. Boatripalbania nuk do të ketë asnjë përgjegjësi në lidhje me veprimet, mosveprimet, gabimet, përfaqësimet, garancitë, shkeljet ose neglizhencën e ndonjë. Shitësi ose për ndonjë lëndim personal, vdekje. Dëmtim te pronës ose dëmtime dhe shpenzime të tjera që rezultojne nga veprimet tuaja me Shitësit.

3-Kryerja e Blerjeve/Rezervimeve

Duke kryer blerje ose rezervime biletash përmes faqes së. Boatripalbania, ju do të bëheni mbajtës i llogarisë nëse nuk këni qënë më përpara një i tillë. Gjatë kryerjes së blerjes së parë dhe hapjes së Llogarisë. Blerësi është i detyruar të shkruaj emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike dhe fjalëkalimin. Fjalëkalimi është përsonal dhe duhet ruajtur me kujdes nga Blerësi. Përdoruesi pranon udhëzimet dhe rregulloret e Boatripalbania.com në lidhje me kryerjen e pagesave. Rimbursimeve, anullimeve dhe afateve kohore të gjitha të bazuara në ligjet përkatëse te Republikës së Shqipërisë.

Cmimet e përcaktuara në faqen e Boatripalbania.com do të jene cmimet neto me TVSH dhe me tarifat e tjera përkatëse. Pagesa e sasisë përfunimtare të cmimit do të kryhet nga. Blerësi në momentim e përfunimit të kryerjes së porosisë nëpërmjet faqe Boatripalbania.com. Boatripalbania rezervon të drejtën të ndryshojë cmimet e biletave në cdo kohë. Në rast paraqitjeje të cmimit të gabuar të një ose disa biletave. Boatripalbania do të njoftoj Blerësin dhe do të anulloj,rimbursoj ose ndryshoj biletën sipas dëshirës së Blerësit. Pas kryerjes të cdo rezervimi/blerje do të krijohet fatura përkatëse, të cilën Blerësi do mund ta përdor si vërtetim blerje. Rezervimi do t’i konfirmohet. Blerësit nëpërmjet e-mailit dhe do ketë në përmandje një numër porosie dhe informacione të ndryshme mbi biletën. Rezervimi konsiderohet i konfirmuar vetëm pas konfirmimit nga Boatripalbania dhe mund të anullohet nga Boatripalbania për cdo arsye. Në këto raste Blerësi do të informohet për detajet.

4-Anullimet

Boatripalbania nuk është përgjegjëse në rast të anullimit të udhëtimit për shkak të forcave madhore, shkaqeve natyrore, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës si dhe për çdo incident që ndodh për shkak të këtyre arsyeve. Zgjidhja do të gjendet me marrëveshje mes Boatripalbania dhe klientit duke i ofruar nje udhetim tjeter alternativë ose duke i kthyer këtij të fundit rimbursim të pagesës në masën 100%.

Nëse Boatripalbania anullon biletën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:

Ofrimin e një bilete zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur Boatripalbania është në gjendje t’ia ofrojnë
Ofrimin e një bilete zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në rast të tillë Boatripalbania duhet t’i kompensojnë klientit diferencën e çmimit te paketës së udhëtimit të anulluar dhe asaj të ofruar.
Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.

5-Anullimi nga Ju

Konsumatori mund ta anulojë udhëtimin në çdo moment pas konfirmimit të rezervimit dhe duhet ta bëjë këtë sa më shpejtë nëpërmjet e-mailit të dërguar nga adresa me të cilën ka kryer rezervimin drejtuar Boatripalbania.com . Data e efektive e anulimit do të jete data në të cilën ne Boatripalbania merr njoftimin me shkrim ose me e-mail. Kjo datë është bazë për llogaritjen dhe tarifave të anulimit si më poshtë:

Për biletat tona të udhëtimit, do të zbatohen tarifat e mëposhtme të anulimit (në varësi të datës efektive të anulimit):

a) Anulimi më pak se 48 orë para nisjes së udhëtimit: Ju nuk do të keni të drejtë për rimbursim.
b) Anulimi 48 orë dhe deri në 7 ditë para nisjes së udhëtimit: Ju do të rimbursoheni 50% të çmimit të biletës (çdo tarifë e paguar për shërbime ekstra është e pakthyeshme).
c) Anulimi më shumë dhe 7 ditë para nisjes së udhëtimit: Ju do të keni të drejtë për një rimbursim të plotë (çdo tarifë e paguar për shërbime ekstra është e pakthyeshme).

6-Disponueshmëria Termat dhe kushtet

Boatripalbania do të marrë masat përkatëse për të siguruar që rrjeti i saj të funksionojë pa ndërprerje dhe në mënyrë të rregulltë. Megjithatë, Boatripalbania nuk do të jetë në asnjë rast përgjegjëse për çdo dëmtim të shkaktuar nga Përdoruesi shërbimeve, dhe përmbajtjes së kësaj faqeje interneti, pasi ajo nuk mund të garantojë që serverat e saj do të funksionojnë pa ndërprerje ose gabime. Përveç kësaj, ajo nuk mund të garantojë se faqet e lidhura të internetit ose serverat përmes së cilëve shërbimet e lidhura me to u ofrohen Përdoruesve nuk përmbajnë viruse ose programe të tjera të dëmshme, pasi Boatripalbania nuk mund të garantojë korrektësinë, plotësinë ose vlefshmërinë e përmbajtjeve, faqeve të internetit, ose shërbimeve të tyre.

Boatripalbania nuk mban përgjegjësi nëse gjatë navigimit në këtë faqe interneti shkarkohen materiale të padëshirueshme nga përdoruesi. Gjithashtu, Boatripalbania nuk është përgjegjëse për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit apo fireëall-it në pajisjen e përdoruesit. Boatripalbania gëzon të drejtën për të bllokuar shërbimin apo aksesin drejt faqes ndaj Përdoruesve, në çdo kohë dhe për çdo arsye, për te kryer punime mirëmbajtjeje, përditësimi ose për çfarëdo arsye tjetër.

7-Mbledhja e të dhënave / Përdorimi i Cookies

Boatripalbania merr të gjitha masat për të siguruar mbledhjen dhe përpunimin etik e të ligjshëm të të dhënave personale, si dhe ruajtjen e tyre në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, ndryshuar, duke mbrojtur konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që mbledh dhe përpunon. Boatripalbania mund të mbledhë përmes kësaj faqeje interneti të dhëna personale vetëm për Përdoruesit. Të dhëna personale janë vetëm ato informacione që mund të përdoren për të identifikuar ose komunikuar Përdoruesit.

Përdoruesi pranon shprehimisht dhe hapur të japë të dhënat e tij personale për faqen e internetit Boatripalbania, sa herë që t’i kërkohet ose është e detyrueshme me qëllim për të kryer një transaksion të caktuar. Boatripalbania mund t’i përdorë të dhënat personale për qëllime informacioni ose për t’u dërguar e-maile, letra, njoftime/të reja Përdoruesve të regjistruar, me përjashtim të rasteve kur këta të fundit nuk i dëshirojnë ato dhe ia kanë komunikuar shprehimisht dëshirën e tyre Boatripalbania.

Nxjerrja e te dhenave Termat dhe kushtet

Boatripalbania nuk do t’i nxjerrë në shitje të dhënat personale të Përdoruesve të kësaj faqeje interneti as nuk do t’i transferojë ose nuk do t’ia bëjë publike të dhënat personale të Përdoruesve palëve të treta, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj ose në rast se ky transferim/publikim përbën një detyrim kontraktual të nevojshëm për funksionimin pa probleme të kësaj faqeje interneti.

Të dhënat për identifikimin e përdoruesit jodirekte përmes kësaj faqeje mund të mblidhen përmes teknologjive të cookies ose monitorimit të adresave IP, si dhe përmes mjeteve të tjera të ngjashme që rezultojnë nga komunikimi përmes ëeb broëser dhe serverit. “Cookies” janë pjesë të vogla teksti të ruajtura në njësinë qendrore kompjuterike të çdo përdoruesi që nuk njohin dokumentet ose skedulet që ndodhen në to dhe nuk e lidhin kompjuterin me një person të caktuar. Ato përdoren për t’i ofruar Përdoruesit lehtësi aksesimi me qëllim për të përdorur shërbimet specifike dhe faqet e internetit për arsye statistikore.

Në të dhënat jodirekte mund të përfshihet tipi i ëeb broëser-it që përdoret nga Përdoruesi, tipi i kompjuterit, sistemi i tij i operimit, ofruesi i shërbimit të internetit (ISP) dhe informacione të tjera. Të gjitha të dhënat personale të marra nga Boatripalbania, të mbledhura në mënyrë direkte ose indirekte pasi përdoruesi ka lundruar e kërkuar në këtë faqe interneti, do të mblidhen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Lidhja me faqe e tjera

Faqja e internetit Boatripalbania.com mund të përmbajë lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Të gjitha lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta nuk do të nënkuptojnë as miratim të pikëpamjeve apo veprimeve të tyre, as pranim të përmbajtjes së shprehur, publikuar apo të postuar në to. Përdoruesi pranon se pas lidhjes me faqet e internetit të palëve të treta, ai do të dalë nga faqja Boatripalbania.com dhe do t’i nënshtrohet kushteve të përdorimit të faqeve të internetit të palëve të treta. Boatripalbania nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të palëve të treta ose për dëmet që rrjedhin nga përdorimi i tyre. Për probleme që lindin gjatë përdorimit të këtyre faqeve, komunikimi duhet të bëhet me faqet përkatëse, si dhe pronarët e tyre, të cilët mbajnë përgjegjësinë përkatëse.

Aplikacione Termat dhe kushtet

Nëse ndodh që një faqeose aplikacion i palës së tretë ju kërkon të lidhni profilin e llogarisë tuaj Boatripalbania me një profil në një faqe tjetër të palës së tretë. Ju jeni përgjegjës për të vendosur nëse doni ta bëni këtë. Vendimi për të lejuar lidhjen e këtij informacioni mund të çaktivizohet (me faqenose aplikacionin e palës së tretë) në çdo kohë. Nëse zgjidhni të lidhni llogarinë tuaj të Boatripalbania me një faqe ose aplikacion të palës së tretë, faqja ose aplikacioni i palës së tretë do të jetë në gjendje të aksesojë informacionin që keni ruajtur në llogarinë tuaj Boatripalbania, duke përfshirë informacionin në lidhje me përdoruesit e tjerë me të cilët ndani informacione.

Duhet të lexoni termat dhe kushtet dhe politikën e privatësisë së faqeve dhe aplikacioneve të palëve të treta që vizitoni. Pasi ato kanë rregulla dhe leje për mënyrën se si i përdorin informacionet tuaja që mund të ndryshojnë nga faqja Boatripalbania. Boatripalbania ju inkurajon t’i rishikoni këto faqe dhe aplikacione të palëve të treta pasi i përdorni ato në rrezikun tuaj.

8-Ligjshmëria Termat dhe kushtet

Boatripalbania nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje të pësuar nga Përdoruesi gjatë përdorimit të faqes. Përmbajtja e faqes është dhënë “siç është” pa ndonjë garanci të qartë ose të nënkuptuar. Afatet dhe kushtet për përdorimin e kësaj faqeje interneti, si dhe të gjitha ndryshimet e kryera në të do të rregullohen dhe plotësohen në përputhje me legjislacionin Shqiptarë dhe Europianë. Si dhe sipas Marrëveshjeve Ndërkombëtare përkatëse. Mosmarrëveshjet që lindin nga ose në lidhje me këto Kushte Përdorimi, ose nga përdorimi i Faqes do të zgjidhet sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Në rast se konstatohet se dispozitat e kushteve të mësipërme nuk respektojnë kuadrin e mësipërm ligjor ose e bëjnë atë të pavlefshëm, ato do të reshtin së aplikuari dhe do të fshihen, pa cënuar në asnjë rast vlefshmërinë e kushteve të tjera.

Kushtet dhe dispozitat e përdorimint të kësaj faqeje do të përbëjnë marrëveshjen përfundimtare të lidhur mes Boatripalbania dhe përdoruesit të faqes dhe shërbimeve, por do të jetë e detyrueshme vetëm për palën e fundit. Ndryshimi i kushteve të përdorimit nuk do të ketë fuqi prapavepruese dhe do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje vetëm kur ndryshimet bëhen me shkrim dhe përfshihen në kushtet ekzistuese të përdorimit. Në rast se nuk specifikohet ndryshe në këtë faqe, kushtet e mësipërme të përdorimit do të hyjnë menjëherë në fuqi të plota.

Boatripalbania rezervon të drejtën e njëanshme, pa bërë një njoftim paraprak, të shtojë ose ndryshojë përmbajtjen ose shërbimet e faqes së internetit, si dhe të kushteve të përdorimit sa herë që e gjykon të nevojshme, gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Përdoruesit e faqes së internetit duhet t’i kontrollojnë vazhdimisht përmbajtjen, shërbimet dhe kushtet për çdo ndryshim të mundshëm, pasi vazhdimi i përdorimit të tyre do të nënkuptojë pranimin e të gjitha ndryshimeve të kryera.

9-Të drejtat e autorit

Kjo faqe interneti është në pronësine ekzlusive të Boatripalbania.com dhe përdoret si faqja zyrtare e saj. Të gjitha elementet përkatëse të përdorura si në shfaqje ashtu edhe në programimin (pra, teknologjia, elementët audiovizual, dizenjimet, etj,) jane të mbrojtura nga patenta dhe marka tregtare e Boatripalbania. Cdo përdorim i paautorizuar i elementeve të sipërpërmendura është rreptësisht i ndaluar.

Termat dhe kushtet

@Boatripalbania

Share:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top