- 3
- 15
- 18
- 18
Ishulli i Sazanit është një nga destinacionet më të veçanta për t’u vizituar me anije nga Vlora. I vendosur në hyrje të Gjirit të Vlorës, Sazani kombinon histori ushtarake, natyrë të egër, ujëra të kristalta dhe pamje të jashtëzakonshme drejt Karaburunit dhe detit Jon.
Sazan Island is the largest island in Albania and one of the most popular boat trip destinations from Vlore. Visitors can reach the island through daily boat cruises, private boat tours and speedboat trips departing from Vlore.
Nëse po planifikoni një udhëtim me anije në Vlorë, Ishulli i Sazanit është një nga ndalesat kryesore së bashku me Gadishullin e Karaburunit dhe Shpellën e Haxhi Aliut.
Si mund të vizitohet Ishulli i Sazanit?
Ishulli i Sazanit vizitohet kryesisht me anije nga Vlora. Gjatë sezonit veror, turet ditore nisen nga Vlora dhe zakonisht përfshijnë Sazanin, Karaburunin dhe Shpellën e Haxhi Aliut. Për grupe, familje ose udhëtime më fleksibël, mund të rezervohen edhe ture private me gomone ose speedboat.
Çfarë mund të shikoni në Ishullin e Sazanit?
– Bazën e vjetër ushtarake
– Gjirin e Shën Nikollës
– Tunelet dhe objektet historike
– Ujërat e pastra për not
– Pamjet drejt Karaburunit dhe Gjirit të Vlorës
Ture me anije drejt Ishullit të Sazanit
Boat Trip Albania organizon udhëtime ditore dhe ture private nga Vlora drejt Ishullit të Sazanit, Karaburunit dhe Shpellës së Haxhi Aliut. Turet mund të realizohen me anije të mëdha, speedboat ose gomone private, në varësi të grupit dhe programit të zgjedhur.
Historia e Ishullit të Sazanit
Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë. Ai ndodhet 18 kilometra ne Veri perendim te qytetit te Vlores. Maja e tij më e lartë është 342 m.
Ka sipërfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror. Shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër.
Ky ishull qe ikur ishte bazë e 3 mijë trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur.
Ishulli i Sazanit gjate periudhes se luftes se ftohte
Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare. Atje ishin ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull.
Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Popullore ne rast lufte. Për këtë arsyje njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të vecantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane.
Ato asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare Shqipëtare. Në 2009 pas plot 12 vjet qëndrimi dhe një lufte kundër trafiqeve te jashtëligjshme forcat detare Italiane largohen nga ishulli.
Turizmi te Ishulli i Sazanit
Prej vitit 2015 ishulli u hap per turistet. Ata perzgjedhin dhe rezervojne udhetimet e tyre turistike me anije dhe gomone ne faqen e dedikuar Boat Trip Vlore. Ne ishull nuk sherbehet ushqim dhe nuk ka bare, restorante apo markete.
Ishulli i Sazanit është i vetmi ishull krahasimisht i madh dhe i rëndësishëm i bregdetit shqiptar. Ai shtrihet përballë hyrjes së gjirit të Vlorës. 2,6 milje në veriperëndim të kepit të Karlovecit dhe 9,1 milje
nga porti i Vlorës. Ndërsa largësia më e vogël e ishullit dhe e bregdetit kontinental në lindje është 4,5 milje.
Gjatësia e ishullit përgjatë mesditësit është 2,5 milje dhe gjerësia më e madhe është 1 milje.
Ishulli është malor dhe gati i tërë shkëmbor. Me përjashtim të pjesës lindore, ndërmjet gjirit të Shën Nikollës dhe gjirit të Japrakut, që është tokë e butë.
Dy lugina të thella, të cilat përbëjnë vazhdimin e njëra-tjetrës, por që ndërpriten nga qafa në qendër të ishullit me lartësi 87 m. Dhe që zbresin njëra në perëndim-jugperëndim duke përfunduar në grykën e Ferrit (Xhehenemit) dhe tjetra në verilindje duke përfunduar në gjirin e Shën-Nikollës, e ndajnë ishullin në dy maja gati konike, të cilat gjatë ardhjes nga jugperëndimi në largësi të madhe duken si dy ishuj të veçantë.
Maja e veriut është më e lartë dhe ka dy lartësi: njëra në veri 337 m dhe tjetra 4 kab. në juglindje të tjetrës 331 m. Maja jugore e ishullit është 308 m e lartë. Ishulli është i pjerrët, veçanërisht ana perëndimore, si dhe anët jugore dhe verilindore, shpatet e të cilave të veshura me dafinë, shkozë e shkurre. Ato zbresin thikë në det në trajtë shkëmbore të lartë e të thepisur dhe shpellat (në anën perëndimore, ngrinin folenë (pëllumbat). Në kohë të kthjellët ishulli duket deri në 35 milje larg.
Ana perendimore e ishullit
Në anën perëndimore zbresin dy gryka: ajo e Ferrit dhe gryka e Djallit, ndërsa skaji më i dalë në veriperëndim të grykës së Ferrit përbën kepin e pulëbardhave. Ana lindore, veçanërisht pjesa qëndrore, zbret butë në buzë të detit, pa pjerrësi të madhe. Kjo pjesë është e veshur me pyll të dendur, kryesisht pishë si dhe drunj të tjerë.
Në anën lindore ndodhen dy gjire: më i madhi është ai i Shën – Nikollës në verilindje dhe gjiri i vogël i Japrakut në juglindje. Këtu si kepa pak a shumë të dalë janë ai i Kallamit në veri të gjirit të Japrakut. Kepi i Shën-Nikollës në juglindje të portit dhe kepi Mixho në veri të gjirit të Shën- Nikollës. Kepi jugor dhe ai verior i Sazanit përkatësisht në jug dhe në veri të ishullit, janë kepat më të dala dhe më të dallueshëm që përbëjnë skajet gjatësore të tij dhe që zbresin me pjerrësi në det.

Pyetje të shpeshta për Ishullin e Sazanit
A mund të vizitohet Ishulli i Sazanit?
Sa zgjat udhëtimi nga Vlora në Sazan?
Koha e udhëtimit varet nga lloji i mjetit, por zakonisht zgjat rreth 30–60 minuta.
A ka restorante në Ishullin e Sazanit?
Jo, në Ishullin e Sazanit nuk ka restorante, bare apo markete. Rekomandohet të merrni ujë dhe ushqime të lehta me vete.
A përfshihet Sazani në turet nga Vlora?
Po, shumë ture ditore nga Vlora përfshijnë Ishullin e Sazanit, Karaburunin dhe Shpellën e Haxhi Aliut.





























































