- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 4
- 17
- 14
- 15
- 9
- 20
- 34
- 1
- 35
- 6
- 9
- 5
- 3
- 3
- 20
- 3
- 1
- 2
- 12
- 6
- 37
- 1
- 3
- 1
Shpella e kuqe
Shpella e Kuqe ndodhet në jug të qytetit bregdetar të Sarandës. Rreth 6 kilometra nga qendra e qytetit dhe afërsisht 300 metra në veri të Plazhit të Manastirit. Eshte e pozicionuar në një nga segmentet më të bukura dhe të paprekura të bregdetit shqiptar. Kjo shpellë natyrore ofron një përvojë të veçantë për vizitorët që preferojnë eksplorimin me varkë. Ajo gjendet brenda një shpati të thepisur. I cili zbret thikë drejt ujërave të kristalta të detit Jon, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të izoluar. Shpella është e aksesueshme kryesisht nga deti, çka e bën akoma më ekskluzive dhe tërheqëse për turistët që kërkojnë destinacione larg rrugëve të zakonshme dhe larg zhurmës së plazheve të mbipopulluara.
Shpella e Kuqe – Atraksion natyror i rrallë në Rivierën Shqiptare
Ajo që e bën Shpellën e Kuqe vërtet unike është ngjyra e pazakontë e kuqërremtë e shkëmbinjve që e rrethojnë. Kjo ngjyrë e theksuar, që reflekton dritën e diellit në mënyrë magjike, i jep peizazhit një pamje të rrallë dhe të paharrueshme. Veçanërisht në orët e mëngjesit ose të perëndimit. Shpella ndodhet në një shpat shkëmbor të formuar në mënyrë natyrore, ku ndërthurja e gjeologjisë me ndikimin e erozionit ndër vite ka krijuar një strukturë të jashtëzakonshme. Kontrasti mes ngjyrës së kuqe të shkëmbit dhe blusë së thellë të detit krijon një sfond vizual spektakolar, i cili e bën këtë vend perfekt për fotografi, eksplorim dhe pushime të qeta në natyrë.
Pse të vizitoni Shpella e Kuqe?
Shpella e Kuqe është më shumë sesa një pikë natyrore në hartën turistike të jugut të Shqipërisë. Ajo është një përvojë në vetvete. Ndryshe nga plazhet e zakonshme, kjo shpellë ofron qetësi absolute, kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën dhe një ndjenjë intime eksplorimi. Është një destinacion ideal për ata që kërkojnë të shijojnë bukuritë natyrore pa ndërhyrje, të frymëzohen nga peizazhi i egër dhe të përjetojnë një moment të pastër relaksi larg zhurmës së përditshme. Shpella e Kuqe është një prej thesareve të fshehura të Rivierës Shqiptare. Do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo udhëtari që e viziton.
