- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 2
- 17
- 13
- 12
- 6
- 19
- 33
- 1
- 34
- 4
- 6
- 4
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 36
- 1
- 2
- 1
Gjiri i Bristanit
Gjiri i Bristanit Karaburun Vlore Albania
Prejardhja e emrit te Gjirit te Bristanit ne karaburun Vlore
Gjiri ofron strehim të pjesshëm nga erërat jugore dhe veriore. Ky gjir zakonisht ka një plazh të vogël me zhavorr ndërsa krahët janë të mbuluara me bimësi të gjelbër të makias mesdhetare.
Ajo cka mbetur sot në Bristan, është ajo cka Zoti dhe Natyra kanë qëndisur në kohë.
Një plazh tërësisht i paprekur nga dora e njeriut, që të ofron pamje përrallore. Prejardhjen e emrit që ky plazh ka, mendohet se e ka marrë nga pozicioni i tij përbri staneve të cobenjve që janë aty rrotull. Ndaj edhe Bri-stan nënkupton gjirin plazhin që ndodhet përbri stanit. Ndryshe Gjiri i Bristanit në Karaburun njihet edhe si Gjiri i Ariut. Ndoshta që dikur nuk i kanë munguar faunës së egër të zonës së Karburunit, por që sot nuk kanë ndonjë gjurmë të tyre.
Pozicioni i Gjirit të Bristanit është ekzaktësisht në anën e jashtme (perëndimore) të Karaburunit, paralel me bazën e Pashalimanit.
Kjo është edhe pika më e afërt nga mund të niseni për të eksploruar në këmbë shtegun që të con për në Bristan. Ekzaktësisht në anën tjetër të kodrës që ndodhet përmbi Pashaliman.
Deri në një farë pike shtegu është i lehtë për t’u përshkuar, pasi kalon nëpër rrugën aty ku dikur kalonin makinat e Ushtrisë Shqiptare që shkonin deri në pikën lart, ku ishin të vendosura disa baza dhe artileri ajrore. Rruga që të con nga Zona ushtarake, për në Bristan më pas, mund të vijohet në këmbë.