- 5
- 5
- 5
- 5
Krahasoni udhëtimet ditore me anije nga Vlora drejt ishullit të Sazanit, Shpellës së Haxhi Aliut dhe plazheve të Gadishullit të Karaburunit. Në këtë faqe shfaqen ture të përbashkëta me anije turistike që operojnë nga Vlora gjatë sezonit veror.
Itinerari Vlorë–Sazan–Karaburun
Shumica e tureve përfshijnë një ndalesë në ishullin e Sazanit, një vizitë panoramike ose hyrje në Shpellën e Haxhi Aliut dhe disa orë pushim në një nga plazhet e Karaburunit. Itinerari, kohëzgjatja e ndalesave dhe plazhi i përzgjedhur mund të ndryshojnë sipas anijes, kushteve të detit dhe datës së udhëtimit.
Informacion praktik për udhëtimin me anije
- Nisja: zakonisht rreth orës 10:00.
- Kthimi: zakonisht rreth orës 17:30–18:00.
- Kohëzgjatja: afërsisht 7–8 orë.
- Zona e nisjes: nga Vlora; pika e saktë ndryshon sipas anijes dhe konfirmohet pas rezervimit.
- Çmimi: Fillon nga 2000 Leke te reja personi per te rritur gjithsesi ndryshon sipas anijes, moshës së pasagjerit dhe shërbimeve të përfshira.
- Rezervimi: rekomandohet paraprakisht, veçanërisht gjatë korrikut dhe gushtit.
- Moti: itinerari mund të ndryshojë kur kushtet e detit nuk lejojnë zhvillimin e plotë të turit.
Krahasoni më poshtë anijet aktive për ture nga Vlora drejt Sazanit dhe Karaburunit, çmimet, itineraret dhe shërbimet e përfshira. Për ture private, skafe të shpejta dhe alternativa të tjera, shikoni të gjitha udhëtimet me anije nga Vlora.
Informacione për anijet Vlorë–Sazan–Karaburun
Anijet turistike që operojnë në këtë linjë kanë kapacitete të ndryshme, nga rreth 45 deri në 500 persona.
- Anijet deri në rreth 45 persona mund të futen brenda Shpellës së Haxhi Aliut, ndërsa anijet më të mëdha afrohen pranë hyrjes.
- Anijet më të vogla zakonisht kanë bar, ndërsa disa nga anijet më të mëdha ofrojnë bar dhe restorant.
- Në Karaburun ka restorante, por mund të merrni me vete edhe ushqime dhe pije.
- Anijet janë të pajisura me tualet dhe, në varësi të modelit, kanë 1–3 kuverta.
- Itinerari dhe ndalesat mund të ndryshojnë sipas anijes, kushteve të detit dhe organizimit të turit.
