- 3
- 15
- 18
- 18
Shpella e Haxhi Aliut – Një Thesar i Fshehur në Karaburun. Ndodhet në gadishullin e Karaburunit. Ne një zonë të izoluar, të paprekur nga urbanizimi modern. Ajo shtrihet rreth 15 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Vlorës dhe vetëm 8 kilometra në jug të ishullit të Sazanit. Kjo distancë e bën atë një destinacion të veçantë për ata që duan të eksplorojnë vende natyrore të rralla dhe të mbushura me histori. Për shkak të pozitës së saj të veçuar, shpella nuk është e arritshme nga toka. Mund të vizitohet vetëm me mjete detare. Kjo e bën atë një eksperiencë unike për aventurierët dhe dashamirët e natyrës.
Pozicioni i saj në eshte ne skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhës. Një zonë e njohur për formacionet e egra shkëmbore. Dhe per ujërat kristal të thellë, i shton asaj vlera natyrore dhe turistike të padiskutueshme. Për turistët që e vizitojnë me anije apo gomone, pamja e hyrjes gjigante të shpellës që ngrihet mbi sipërfaqen e detit është një moment magjik dhe mbresëlënës.
Shpella e Haxhi Aliut: Historia dhe Legjenda
Emri i shpellës lidhet me një nga figurat më të njohura të detarisë shqiptare, Haxhi Ali Ulqinakun. Ai përdori shpellën si strehë natyrore dhe pikë strategjike. Për të kundërshtuar sulmet e piratëve dhe pushtuesve detarë të kohës. Legjenda thotë se shpella ishte vendi ku Haxhi Aliu fshihte anijet dhe organizonte rezistencën ndaj forcave të huaja që kërcënonin Gjirin e Vlorës. Historianët përmendin se shpella ka qenë e njohur edhe në periudhën e Ilirisë, si një vend strehimi dhe pike orientuese për detarët e vjetër.
Brenda shpellës gjendet një liqen natyror me ujë të pastër. Ai ka formën e një elipsi dhe shtrihet rreth 60 metra në gjatësi. Në disa pjesë, gjerësia arrin deri në 40 metra. Thellësia në fund të saj kalon 10 metra. Ky ambient eshte i mbuluar me freski dhe qetësi natyrore. Eshtë ideal për ata që kërkojnë të ndiejnë magjinë e një bote tjetër, larg zhurmës dhe betonit të qyteteve.
Struktura dhe Formimi Natyror : Shpella e Haxhi Aliut
Shpella është formuar nëpërmjet gërryerjes së gëlqerorëve dhe dolomitet. Nga uji i shiut dhe detit, në një proces të gjatë natyror. Në brendësi, shpella ka një tunel natyror rreth 40 metra të gjatë dhe me gjerësi të konsiderueshme. Hyrja e saj është e hapur dhe e thellë mbi 10 metr. Gjë që lejon vetëm mjete të vogla të hyjnë brenda. Për shkak të masave shkëmbore që kanë rënë nga tavani ndër vite, është krijuar një kanal i ngushtë dhe i cekët, i cili duhet kaluar me kujdes nga drejtuesit e mjeteve detare.
Pjesa e brendshme e shpellës ofron një akustikë të veçantë dhe një atmosferë misterioze që e bën përvojën edhe më emocionuese. Vizitorët mund të shohin stalaktite natyrore dhe relike historike, përfshirë fragmente të amforave të lashta që dëshmojnë për praninë njerëzore dhe shkëmbimet tregtare në këtë zonë gjatë shekujve të parë të erës sonë.
Shpella e Haxhi Aliut si Atraksion Turistik
Sot, Shpella e Haxhi Aliut është një nga atraksionet më të kërkuara në jug të Shqipërisë. Ajo ofrohet si pjesë e shumë itinerareve turistike nga agjencitë që operojnë në Vlorë, Dhërmi apo Himarë. Ajo kombinon natyrën, historinë dhe aventurën në një eksperiencë të vetme. Turistët kanë mundësinë të notojnë në brendësi të shpellës, të bëjnë snorkeling në ujërat e pastra përreth dhe të fotografojnë skena mahnitëse që janë të rralla në Mesdhe.
Shpella nuk është vetëm një mrekulli gjeologjike, por edhe një simbol i historisë detare shqiptare. Ajo përfaqëson guximin, qëndresën dhe dashurinë për atdheun që Haxhi Aliu përçoi gjatë jetës së tij. Për këtë arsye, vizita në shpellë nuk është vetëm një udhëtim natyror – është edhe një udhëtim në rrënjët tona kulturore.
Nëse po planifikoni pushimet në bregdetin shqiptar, mos e lini pa parë Shpellën e Haxhi Aliut – një përvojë që do ta mbani mend për gjithë jetën.











































