- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 13
- 6
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 6
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 37
- 1
- 2
- 1
Plazhi i Jales
Plazhi i Jales dhe Gryka e Vunoit janë të lidhura me rrugë automobilistike të asfaltuara me fshatin e Vunoit. Aty nga ku kalon rruga e bregut, që lidh katër fshatrat me Vlorën e Sarandën.
Në veri të kepit të Lerës ndodhet gryka me emrin Jali i Vunoit, që
formohet nga futja e vijës bregdetare 1 kab. për në lindje me gjerësi hyrjeje 1,5 kab. Brigjet jugore dhe veriore të grykës jane shkëmbore, kurse bregu lindor është i ulet dhe përdoret për plazh
Gryka është kthyer në një qytezë turistike me plazhe të bukur që frekuentohet në mënyrë të veçantë në verë nga të rinjtë dhe turistë të shumtë si brënda vëndit dhe jashtë tij. Në bregun lindor dhe verior ka
ndërtesa të bukura, të ndërtuara vitet e fundit me një arkitekturë të kohës si dhe 3-4 hotele. Bregu lindor përbëhet prej kopshteve dhe pemëve frutore (agrume, ullinj etj).
Në majë të kodrës të kepit Mërtirit është ndërtuar shtëpia e pushimit të ushtarakëve. Atje ka disa ndërtesa të bukura të kohës dhe që duket mirë nga deti. Përgjatë vijës së bregut të këtij kepi, brenda në gji me drejtim nga veriperëndimi në juglindje. Duke filluar nga kepi juglindor i gjirit është ndërtuar një bankinë e vogël prej betoni në trajtën e gërmës E. E kthyer nga deti me përmasa: 32,9 m e gjatë (e shfrytëzueshëme vetëm 15 m të pjesës veriperëndimore), ndërsa e gjerë nga 4,5 m në 6,1 m në pjesët e dala. Thellësitë janë të vogla nga 1,8 në cepin veriperëndimor të saj në 1,3 m. Gjatësia e bankinës është 15 m nga cepi veriperëndimor i saj (pjesa e shfrytëzueshme). Si shenja dalluese per t’u afruar në bankinë shërbejnë ndërtesat e ngritura dhe hotelet mbi pjesën jugperëndimore dhe lindore të gjiut. Plazhi i Jales
Thellesite ne Gjirin e Jales
Thellësitë në grykë janë të mira. Barasthellësia 5 m kalon pothuajse ngjitur me bregun verior dhe atë jugor, kurse në bregun lindor ajo kalon 40-50 m nga bregu. Motobarkat mund të bregëzohen drejtperdrejt në shkëmbinjtë e bregut jugor, ku duken edhe mbeturinat e një moli të vjetër. Gryka është e mbrojtur kryesisht nga erërat e veriut, të lindjes dhe të juglindjes. Në veriperëndim të Jalit të Vunoit, ndodhet përroi i Gjipesë. Ai ka shtrat të thellë dhe 200 m të gjërë në derdhje, me brigje shumë të thepisura dhe të larta. Lartësitë e brigjeve të përroit arrijnë deri në 150 m nga shtrati i përroit dhe me një pjerrësi gati 90°. Përroi duket mirë nga deti deri 2-3 milje largësi.


- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec