- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 13
- 6
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 6
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 37
- 1
- 2
- 1
Ishulli i Sazanit
Ishulli i Sazanit është ishulli më i madh i Shqipërisë. Ai ndodhet 18 kilometra ne Veri perendim te qytetit te Vlores. Maja e tij më e lartë është 342 m.
Ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Kjo është vijë bregdetare e thyer, me përbërje shkëmbore monolitike. Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror. Shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër.
Ky ishull qe ikur ishte bazë e 3 mijë trupave ushtarake, në vitin 2010 u shpall park i mbrojtur.
Ishulli i Sazanit gjate periudhes se luftes se ftohte
Gjatë kohës së luftës së ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare. Atje ishin ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare etj. Ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull.
Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Popullore ne rast lufte. Për këtë arsyje njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të vecantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997 në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare Italiane.
Ato asistonin ne luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe ndihmën për ringritjen e kapaciteteve operative të forcave detare dhe policisë kufitare Shqipëtare. Në 2009 pas plot 12 vjet qëndrimi dhe një lufte kundër trafiqeve te jashtëligjshme forcat detare Italiane largohen nga ishulli.
Turizmi te Ishulli i Sazanit
Prej vitit 2015 ishulli u hap per turistet. Ne ishull nuksherbehet ushqim dhe nuk ka bare, restorante apo markete.
Ishulli i Sazanit është i vetmi ishull krahasimisht i madh dhe i rëndësishëm i bregdetit shqiptar. Ai shtrihet përballë hyrjes së gjirit të Vlorës. 2,6 milje në veriperëndim të kepit të Karlovecit dhe 9,1 milje
nga porti i Vlorës. Ndërsa largësia më e vogël e ishullit dhe e bregdetit kontinental në lindje është 4,5 milje. Gjatësia e ishullit përgjatë mesditësit është 2,5 milje dhe gjerësia më e madhe është 1 milje.
Ishulli është malor dhe gati i tërë shkëmbor. Me përjashtim të pjesës lindore, ndërmjet gjirit të Shën Nikollës dhe gjirit të Japrakut, që është tokë e butë.
Dy lugina të thella, të cilat përbëjnë vazhdimin e njëra-tjetrës, por që ndërpriten nga qafa në qendër të ishullit me lartësi 87 m. Dhe që zbresin njëra në perëndim-jugperëndim duke përfunduar në grykën e Ferrit (Xhehenemit) dhe tjetra në verilindje duke përfunduar në gjirin e Shën-Nikollës, e ndajnë ishullin në dy maja gati konike, të cilat gjatë ardhjes nga jugperëndimi në largësi të madhe duken si dy ishuj të veçantë.
Maja e veriut është më e lartë dhe ka dy lartësi: njëra në veri 337 m dhe tjetra 4 kab. në juglindje të tjetrës 331 m. Maja jugore e ishullit është 308 m e lartë. Ishulli është i pjerrët, veçanërisht ana perëndimore, si dhe anët jugore dhe verilindore, shpatet e të cilave të veshura me dafinë, shkozë e shkurre. Ato zbresin thikë në det në trajtë shkëmbore të lartë e të thepisur dhe shpellat (në anën perëndimore, ngrinin folenë (pëllumbat). Në kohë të kthjellët ishulli duket deri në 35 milje larg.
Ana perendimore e ishullit
Në anën perëndimore zbresin dy gryka: ajo e Ferrit dhe gryka e Djallit, ndërsa skaji më i dalë në veriperëndim të grykës së Ferrit përbën kepin e pulëbardhave. Ana lindore, veçanërisht pjesa qëndrore, zbret butë në buzë të detit, pa pjerrësi të madhe. Kjo pjesë është e veshur me pyll të dendur, kryesisht pishë si dhe drunj të tjerë.
Në anën lindore ndodhen dy gjire: më i madhi është ai i Shën – Nikollës në verilindje dhe gjiri i vogël i Japrakut në juglindje. Këtu si kepa pak a shumë të dalë janë ai i Kallamit në veri të gjirit të Japrakut. Kepi i Shën-Nikollës në juglindje të portit dhe kepi Mixho në veri të gjirit të Shën- Nikollës. Kepi jugor dhe ai verior i Sazanit përkatësisht në jug dhe në veri të ishullit, janë kepat më të dala dhe më të dallueshëm që përbëjnë skajet gjatësore të tij dhe që zbresin me pjerrësi në det.


- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec