- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 2
- 17
- 13
- 12
- 6
- 19
- 33
- 1
- 34
- 4
- 6
- 4
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 36
- 1
- 2
- 1
Gjiri i Shen Janit
Gjiri i Shen Janit
Gjiri i Shen Janit ose Gjiri i Kongjorufës ndodhet ndërmjet kepit të Shën-Janit nga ana e lindjes. Dhe bregdetit që përbën vazhdimin juglindor të kepit të Gallovecit. Bregdeti i këtij gjiri është shkëmbor. Sidomos ana perëndimore, e cila zbret thikë në det. Ndërsa ana lindore është shkëmb i ulët. Vetëm në fund (në jug) bregdeti ka një sektor që zbret butë në det, në trajtë plazhi.
Në bregun jugor të gjirit rreth 80-100 m larg vijës bregdetare ndodhet një ndërtesë e madhe njëkatëshe. Ndertesa eshte me gurë të bardhë gjysmë e rënuar. Në bregun jug-perëndimor të gjirit atje ku mbaron plazhi dhe fillon ngjitja e vijës bregdetare të bregut perëndimor, ndodhet një pus. Puzi eshte me ujë të pijshëm, i cili gjatë verës bëhet i kripur.
Thellesite ne Gjirin e Shen Janit Karaburun
Kepi i Shën-Janit që mbyll gjirin nga lindja është shkëmbor, me një vijë bregdetare të dhëmbëzuar dhe i ulët me pjerrësi të vogla. Kepi është i zhveshur, me përjashtim të dy pemëve të mëdha të veçuara. Në anën verilindore të gjirit shtrihet një sharrë guri (shkëmb) në trajtë ishulli të sheshtë dhe i thepisur rreth 60 m nga kepi i Shën-Janit, që vetëm pjesërisht zbulohet, ndërsa pjesa tjetër shtrihet nën ujë.
Gjiri i Shen Janit është i thellë, barasthellësia 20 m kalon 150 m nga kepi i Shën-Janit. 300 m nga bregu jugor dhe 100 m nga bregu perëndimor. Barasthellësia 5 m kalon 30 m nga kepi, 95 m nga bregu jugor dhe ngjitur me bregun perëndimor, kurse barasthellësia 2 m kalon 30 m nga bregu jugor. Gjatë këtij bregu takohen shkëmbinj të nënujshëm dhe të mbiujshëm. Afrimi te shkëmbinjtë që kufizojnë gjirin nga lindja mund të bëhet vetëm nga ana perëndimore dhe me kujdes të madh, por në asnjë mënyrë nga ana veriore e lindore, pasi ka shkëmbinj dhe thëllësi të vogla. Mbi kepin e Shën-Janit dhe në lindje të tij ndodhen disa gërmadha ndërtesash të prishura. Gjiri është i mbrojtur nga erërat jugore dhe pjesërisht nga ato perëndimore. Nga këto erëra këtu mund të gjejnë mbrojtje anijet. Trualli i detit është lym, por shpesh ndeshen dhe shkëmbinj.
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec