- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 13
- 6
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 6
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 37
- 1
- 2
- 1
Gjiri i Grames
Gjiri i Grames (Dedahilit)
Gjiri i Grames (Dedahilit), ndodhet 2,6 milje në perëndim të majës së Shën Iliut. Ai kufizohet nga kepi i Gramës në jug dhe bregdeti veriperëndimor i saj. Duke u futur 130 m në drejtim të verilindjes me
një gjerësi 100-150 m në hyrje. Pastaj bën një kthesë dhe futet 100 m për në veri.
Bregu verior i grykës është plazh, kurse brigjet e tjera janë krejtësisht shkëmbore, me lartësi 10-15 m dhe bien thikë mbi det.Vendi është i zhveshur, malor dhe me pjerrësi të madhe, sidomos shpati në veri të grykës. Në kepin e Gramës ndodhet një ndërtesë e vjetër e rënuar. Gjiri i Gramës qysh në lashtësi ka shërbyer si gurore dhe si strehim i anijeve për tu mbrojtur nga furtunat detare.
Për më se dymijë vjet ndodhen të regjistruara, të gdhëndura në faqet e pjerrta të shkëmbinjve të Gjiri i Grames emrat e detarëve apo të kalimtarëve që kanë qëndruar në këtë gji. Grama është përdorur si gurore për të ndërtuar Dyrrahun dhe Apoloninë. Mendohet se ka filluar të shfrytëzohet që në shekullin VI (p.e.r. ).
Mbishkrimet ne Gjiri i Grames
Të 1494 mbishkrimet mbulojnë gjithkund faqet e shkëmbinjve, duke mos mbuluar njeri-tjetrin. Në atë mori emrash që shënohen aty del në ballë të faqes së parë emri ilir Gent. Më tej një grup apoloniatësh, dy qytetarë ilirë nga Amantia etj.
Në shkëmbinjtë e Gramës janë gdhëndur nga detarët tipa të ndryshëm anijesh. Nga grupi i mbishkrimeve nxirret dendësia e lundrimit në periudha të caktuara. Pjesa më e madhe e tyre i takonte shek. III- I p.e.s. Thellësitë në gji janë të mira. Barasthellësia 5 m kalon ngjitur me vijën bregdetare.
Gjiri është i pastër nga rreziqet e nënujshme. Me përjashtim të një guri të madh, që ka ngelur nga lashtësia, kur përdorej si gurore, baras me nivelin e ujit. Ai ndodhet në të djathtë të bregut verior, në largësinë 10 m. Gjiri është i mbrojtur nga të gjitha drejtimet nga erërat, sidomos për anijet e vogla.
Një pjesë e madhe e fundit të detit të bregdetit verior të gjirit përbëhet nga blloqet e mëdha të gurëve të kepit. Pasi deti ka gërryer shkëmbinj dhe atje ku në lashtësi ishte vija e bregut, sot është thellësia e ujit 4,5 m. Në pjesën veriore të gjirit është ndërtuar një bankinë e vogël prej betoni me përmasa: 22 m i gjatë e 2 m i gjerë.
Feneri i Gramës
Feneri i Gramës (gjerësi 40° 13’ V, gjatësi 19° 28’.4 L) është një treliçe metalike 4 m i lartë, me lartësi drite 51.5 m dhe largësia e shikimit minimal 5 milje. Në veriperëndim të grykës së Gramës, 9 kab larg ndodhet gryka me emrin plazhi i Lovisit. Që formohet nga futja e vijës bregdetare 170 m në verilindje dhe bën kthesën për në veri, po 160-170 m.
Gjerësia e hyrjes në pjesën verilindore të grykës është 75 – 100 m. Kurse në pjesën veriore është 25 – 30 m. Brigjet e grykës, me përjashtim të veriut, janë shkëmbore, të larta dhe bien thikë mbi det. Lugina në të djathtë të përroit (kur e shikon nga deti) është e veshur me pyll të dendur. Thellësitë në grykë janë të mëdha dhe rreziqe të nënujshme nuk ka, me përjashtim të gurëve që ndodhen 20 m nga bregu verior.


- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec

- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec

- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec

- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec