- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 15
- 8
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 8
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 11
- 5
- 37
- 1
- 2
- 1
Shpella e Pirateve
Shpella e Pirateve është një destinacion i preferuar turistik në bregdetin jugor të Shqipërisë. Ajo ndodhet pranë plazheve të Dhërmiut, në një breg shkëmbor shumë afër Manastirit të Shën Theodhorit.
Shpella e Pirateve: Të dhëna te përgjithshme
Shpella ka një thellësi prej rreth 40 metrash dhe në muret e saj të lagura vihen re blozë dhe gjurmë zjarresh. Duke dëshmuar për historinë dhe legjendat që e rrethojnë. Hyrja e saj ka dy zgavra të mëdha. Mund të vizitohet vetëm nga deti, me mjete lundruese si anije, gomone ose skaf.
Brenda shpellës dallohen masivet shkëmbore që përbëjnë pjesët anësore të saj, duke i dhënë një pamje madhështore dhe misterioze. Vitet e fundit, kjo shpellë është bërë një nga atraksionet më të vizituara. duke tërhequr çdo ditë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.
Shpella e Pirateve është një shpellë karstike natyrore, e cila u bë e famshme fillimisht nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi me të njëjtin titull. Ajo ndodhet në kodrën ku gjendet Manastiri i Shën Theodhorit. Eshtë e vendosur mes shkëmbinjve të thepisur, përballë një deti të thellë, i cili merr “ngjyrën e verës”.
Shpella e Pirateve ne Lashtesi
Përveç vlerave të saj natyrore dhe turistike, shpella mbart edhe një histori të lashtë. Sipas legjendës, dikur ajo ishte strehë e piratëve dhe anijeve të tyre, duke e kthyer atë në një simbol të misterit dhe aventurës. Për shkak të pozicionit të saj të veçantë, shpella mund të arrihet vetëm nga deti.
