- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 2
- 17
- 13
- 12
- 6
- 19
- 33
- 1
- 34
- 4
- 6
- 4
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 36
- 1
- 2
- 1
Gjiri i Filikurit
Gjiri i Filikurit është një gji i vogël i rrethuar nga shkëmbinj të lartë. Ai ndodhet midis plazhit të Potamit dhe Llamanit.
Gjiri i Filikurit eshte nje nga Gjiret me te afreta te Himares. Plazhi ne Gjirin e Filikurit ka karakteristike te tij burimet e brendshme ujore. Nese germon jo shume thelle ne plazh lehtesisht del uje i embel.
Një ndjesi rekalskimi ta jep plazhi i Filikurit, për të gjithë ata pushues që nuk i pëlqen zhurma e plazheve të mbipopulluara.
Në këtë plazh mund të shkohet shumë lehtë me arke, anije dhe gomone. Kjo gjë e bën akoma më tërheqëse shijimin e detit unik të Rivierës Shqiptare. Vitet e fundit në plazhet e jugut janë vendosur një numër mjetesh turistike lundruese , të cilat shërbejnë për transport, kundrejt një pagese modeste.
Në gjirin e vogël të plazhit të Filikurit, duket sikur mund të bëheni njësh me natyrën. Prandaj mos e lini pa e vizituar këtë mrekulli, me një pamje aq mbresëlënëse.
Gjiri i Filikurit ofron pamje mahnitëse për eksploruesit dhe turistët e aventurës të cilët duan të shijojnë detin e kristaltë mes shkëmbinjve apo shpellave.