- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 13
- 6
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 6
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 37
- 1
- 2
- 1
Kepi i Stillos
Kepi i Stillos ne Jug te Shqiperise
Kepi i Stillos (gjerësi 39° 41′ 03” V gjatësi 19° 59′ 02”L). Është kepi më jugor i Shqipërisë dhe del për në det nga vija e përgjithshme me largësi 7 kabël në drejtim jugperëndim. Kepi është shkëmbor dhe duke u larguar nga bregu, formon një majë të rrumbullakët, ku 2.0 milje në V .V L të tij arrin lartësinë 269 m mbi nivelin e detit.
Brigjet e kepit janë të lartë dhe thellësitë afër vijës bregdetare janë të mëdha. Barasthellësia 5 m kalon nga vija bregdetare e kepit 40-50 m, kurse barazthellësia 20 m i kalon 220-225 m. Kepi i Stillos eshtë i pastër nga rreziqet e nënujshme. Kepi lidhet me një rrugë këmbësore me fshatin e Vrinës.
Ishulli i Vogël Stilo.
Ndodhet rreth 3 kabël në juglindje të kepit me të njëjtin emër. Ishulli është shkëmbor dhe pjesërisht i veshur me shkurre me një shtrirje paralele me bregun dhe rreth një kabël në jug të këtij të fundit. Ka një gjatësi rreth 150 m dhe gjerësi 60-65 m. Përreth ishullit thellësitë janë të njëllojta dhe barasthellësia 5 m kalon nga bregu i ishullit 20-25 m. Thellësia ndërmjet bregut e ishullit është 7.3 m.
Gryka e Batit.
Është grykë e vogël, që formohet ndërmjet kepit të Stilos në jug dhe kepit të Shën Mëhillit, në veri. Kjo grykë futet në kontinent me drejtim VL me gjatësi 3.0 kabël dhe gjerësi të hyrjes 0.6 kabël. Anijet e vogla gjejnë mbrojtje nga erërat dhe deti në drejtim verior, lindor dhe juglindor. Kjo
grykë është e hapur nga jugperëndimi dhe pjesërisht nga jugu.
Në dy kepet që formojnë grykën e Batit në distancën 3 kabel nga bregu janë instaluar 3 grupe vaskash për rritjen e peshkut, ato janë të rrethuara me shenja për ditën dhe me ndriçim për natën. Lundërtarët duhet të bëjnë kujdes për të kaluar në distancën 2-3 kabël nga vaskat e peshkut.


- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec