- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 13
- 6
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 6
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 37
- 1
- 2
- 1
Kepi i Qefalit
Kepi i Qefalit ne Sarande
Kepi i Qefalit ndodhet rreth 11 kilomtra ne veri perendim te Portit te Sarandes. (gjerësia 39° 54′.5 V gjatësia 19° 54′.6 L). Kepi është vazhdimi i vargut të kodrave. Duke u shkëputur nga drejtimi i përgjithshëm veriperëndimor i bregdetit, merr drejtimin perëndimor dhe përfundon në kepin e lartpërmëndur.
Kepi i Qefalit ka trajtë të rrumbullakët, nga e cila ka marrë dhe emrin Qefal (që në greqisht do të thotë kokë). Lartësia e tij është 140.5 m mbi nivelin e detit. Del nga vija bregdetare në drejtimin veriperëndimor me gjatësi të përgjithshme 6 kabël. I gjithë kepi është veshur me shkurre me gjelbërim të përhershëm dhe me pyll të rrallë. Skaji perëndimor i kepit përbën një shkëmb të madh me lartësi 25 m, që bie thikë në det në formë shpelle
Në majën më të lartë (140.5 m) të kepit ndodhet një ndërtesë prej guri 2 katëshe, që duket mirë nga larg. Thellësitë në afërsi të kepit janë të mëdha dhe ujërat janë të pastra nga rreziqet e nënujshme. Barasthellsia 5 m kalon nga vija bregdetare e kepit ne largësinë 20 m. Ajo 10 m kalon në largësinë 50 m. Barasthellsia 20 m kalon në largësinë 175 m, ndërsa ajo 50 m kalon në largësinë 325 m nga bregu.
Feneri i Qefalit (gjerësia 39° 55′. V, gjatësi 19° 55′. L) ndodhet në kepin e Qefalit, pranë ndërtesës ekzistuese. Trajta e shenjës eshte e tille : shtyllë metalike 8 m, në të djathtë të ndërtesës. Lartësia e dritës është 147 m dhe pashmëri 19 milje.


- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec

- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec

- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec