- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 3
- 17
- 14
- 13
- 6
- 20
- 34
- 1
- 35
- 5
- 6
- 5
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 37
- 1
- 2
- 1
Ishulli i Tongos
Ishulli i Tongos
Ishulli i Tongos nje ështe ishull i pabanuar qe ndodhet në jug perendim të Republikës së Shqiperisë. Ai ndodhet në Detin Jon në rethinën e qytetit të Sarandës. Ai është një ishull me siperfaqe shume te vogel.
Ishulli i Tongos ndodhet në cepin më jugor të Shqipërisë, pranë Kepit të Stillos, aty ku ndodhet edhe kufiri fundor me Greqinë.Ne ishullin e Tongos mund te shkohet me anije ose me gomone
Gjiri i Fteljas
Ky gji ndodhet në skajin jugor, ku kalon kufiri shtetëror ndërmjet RSH dhe Greqisë.
Gjiri paraqet një të futur brënda në kontinent me gjerësi të hyrjes 5 kabël për në veri dhe zgjatet me
drejtim për në lindje 4.5 kabël, pastaj bën një kthesë në jug me gjatësi 3.5 kabël.
Gjatë gjithë shtrirjes brigjet e gjirit janë shkëmbore dhe bien në trajtë gremine me pjerrësi më të madhe mbi vijën bregdetare. Në pjesën lindore të gjirit derdhet një përrua malor që në kohë rreshjesh mbledh
shumë ujë dhe sjell material të ngurtë, të cilin e depoziton në grykën e derdhjes. Thellësitë në gji janë të mëdha dhe barazthellësia 5 m kalon nga bregu 50-70 m, kurse në skajin juglindor të gjirit kjo barazthellësi është larg bregut 200-225 m.
Thellesite ne Gji
Barasthellësia 10 m futet në kthesë për në lindje, por nuk arrin deri në fund të saj dhe mbetet 250 m para se gjiri të bëjë kthesën për në jug. Në hyrje të gjirit ndodhet ishulli shkëmbor Tongo, që shtrihet në drejtim veriperëndimor me gjatësi 250 m dhe me gjerësi më të madhe se 100 m. Në veri të ishullit thellësitë janë më të mëdha se në jug të tij. Barasthellësia 5 m në veri kalon 20-25 m dhe kjo barasthellësi nuk kalon veçse 45-50 m nga bregu lindor.
Ishulli ndodhet brënda territorit të RSH. Anijet e vogla mund të gjejnë mbrojtje në gjirin e Ftelias për të gjitha drejtimet e erërave, kurse për anijet e mëdha nga ana jugore ose jugperëndimore ai është i hapur.
Gryka e Fokjanos. Formohet nga kepi i Stilos dhe kepi në lindje të Fokjanos. Gryka futet në kontinent 4 kabël në drejtim për në veri dhe gjërësia e hyrjes në të është 2 kabël. Thellësitë në grykë janë të mira;
barasthellësia 5 m kalon 20-25 m nga vija bregdetare.


- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec