- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 2
- 17
- 13
- 12
- 6
- 19
- 33
- 1
- 34
- 4
- 6
- 4
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 36
- 1
- 2
- 1
Gjiri i Krorezes
Gjiri i Krorezes ne Sarande
Gjiri i Krorezes, plazhi i Krorezes është një nga xhevahirët e tjerë të Rivierës shqiptare. Një plazh me të cilin mund të bieni “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni. Për fat të mirë mund të thuhet në kontekstin shqiptar… Ai mbetet ende një plazh i pashfrytëzuar në masë nga turistët dhe vizitorët. Plazhi Krorez të ofron vetëm atë cka natyra i ka falur.
Plazhi Krorez – Manastiri i Shën Mërisë
Mbi kodrat e larta që ndodhen mbi Gjiri i Krorezes është edhe Kisha e Manastirit të Shën Mërisë… Në një pozitë dominante e të mbrojtur. Njëkohësisht ofron një pamje piktoreske, prej nga ku mund të vështrohet një pamje e gjerë e peizazhit të bregdetit Jon. Vajtja për te Kisha, gjithashtu, është e mundur vetëm me ecje në këmbë. Terreni është i thyer dhe pak të lartë. Nga ndërtimet e vjetra në Manastir kanë mbetur në ditët e sotme ende kisha, kulla dhe një ndërtesë me çardak.
Plazhi Krorez – SI TË SHKONI
Ka dy mënyra si mund të shkoni në plazhin e Krorëzës. Njëra mënyrë është me ecje në këmbë nga Plazhi i Shpellë-Lukovës, ku mund të parkoni lehtësisht makinën. Më pas të drejtohuni drejt jugut dhe të bëni një ecje për rreth 1 orë e gjysëm.
Rrugës kur shkoni nga plazhi i Shpellë Lukovës për në Krorëz, hasni me dhjetra gjire të vogla… Me plazhe me mermer të bardhë natyror. Nga këtu ofrohet pamje mbresëlënëse, dhe që iu joshin që të gjithë që të ndaleni në secilin prej tyre. Për të shkuar në Krorëz duhet vetëm të ecni drejt në drejtim të jugut… Duke e orientuar me detin në krahun e djathtë të tuajin. Shtegu mund të ketë ndonjë rrezik nga kafshët e vogla helmuese. Por jo shqetësuese, dhe që ka vështirësi mesatare për t’u bërë.
Mënyra e dytë është të shkoni në Krorëz nga deti, nga Saranda ose nga plazhi i Shpellës Lukovë. Nëse niseni nga Saranda distance është pak më e gjatë. Rrjedhimisht edhe pak më e kushtueshme, por keni fatin të shihni edhe plazhe të tjerë rrugës… Si Plazhi i Greminës, Plazhi i Kakomesë etj. Nëse niseni nga Shpella e Lukovës për në Krorëz me varkë, distanca është më e shkurtër. Iu kushton më pak, dhe mund të shihni plazhet me mermer të bardhë që i keni në foto.