- 3
- 15
- 18
- 18
- 1
- 1
- 2
- 17
- 13
- 12
- 6
- 19
- 33
- 1
- 34
- 4
- 6
- 4
- 3
- 2
- 20
- 3
- 1
- 2
- 9
- 3
- 36
- 1
- 2
- 1
Gjiri i Ftelias
Gjiri i Ftelias ndodhet në skajin jugor, ku kalon kufiri shtetëror ndërmjet RSH dhe Greqisë. Gjiri paraqet një të futur brënda në kontinent me gjerësi të hyrjes 5 kabël për në veri. Ai zgjatet me drejtim për në lindje 4.5 kabël, pastaj bën një kthesë në jug me gjatësi 3.5 kabël.
Gjatë gjithë shtrirjes brigjet e gjirit janë shkëmbore dhe bien në trajtë gremine me pjerrësi më të madhe mbi vijën bregdetare. Në pjesën lindore të gjirit derdhet një përrua malor. Ne kohë rreshjesh mbledh
shumë ujë dhe sjell material të ngurtë, të cilin e depoziton në grykën e derdhjes. Thellësitë në gji janë të mëdha . Barazthellësia 5 m kalon nga bregu 50-70 m. Kurse në skajin juglindor të gjirit kjo barazthellësi është larg bregut 200-225 m. Barasthellësia 10 m futet në kthesë për në lindje, por nuk arrin deri në fund të saj. Ajo mbetet 250 m para se gjiri të bëjë kthesën për në jug.
Në hyrje të Gjiri i Ftelias ndodhet ishulli shkëmbor Tongo. Ai shtrihet në drejtim veriperëndimor me gjatësi 250 m dhe me gjerësi më të madhe se 100 m. Në veri të ishullit thellësitë janë më të mëdha se në jug të tij.
Barasthellësia 5 m në veri kalon 20-25 m dhe kjo barasthellësi nuk kalon veçse 45-50 m nga bregu lindor.
Ishulli ndodhet brënda territorit të RSH. Anijet e vogla mund të gjejnë mbrojtje në gjirin e Ftelias për të gjitha drejtimet e erërave. Kurse për anijet e mëdha nga ana jugore ose jugperëndimore ai është i hapur.
Gryka e Fokjanos.
Formohet nga kepi i Stilos dhe kepi në lindje të Fokjanos. Gryka futet në kontinent 4 kabël në drejtim për në veri dhe gjërësia e hyrjes në të është 2 kabël. Thellësitë në grykë janë të mira;
barasthellësia 5 m kalon 20-25 m nga vija bregdetare.
- Jan
- Feb
- Mar
- Apr
- May
- Jun
- Jul
- Aug
- Sep
- Oct
- Nov
- Dec